Javen e ardhshme nis ndertimi i shtepive te demtuara nga termeti | Lajme - News

Javen e ardhshme nis ndertimi i shtepive te demtuara nga termeti | Lajme - News

Procesi i rindërtimit në Tiranë do të nisë javën e ardhshme. Në kryeqytet janë listuar 870 shtëpi të dëmtuara nga goditja sizmike e Nëntorit 2019 që do t?i nënshtrohen rikonstruktimit ose rindërtimit të plotë.br br ?Lajmet më të mira do t?i kemi javën tjetër, me ndërtimin e 870 shtëpive të reja, sapo të mbarojmë me të gjitha procedurat për ofertat. Mandej, do të shpërndahemi në të gjithë territorin që të shfrytëzojmë kohën gjatë verës. Një gjë është e sigurt, kur ne shqiptarët punojmë bashkë bëjmë gjëra të mrekullueshme?, tha Veliaj.br br Ndërkohë gjatë kësaj periudhe Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me kompanitë private që janë ofruar të japin kontributin e tyre, ka vijuar me ndërtimin e shtëpive që u klasifikuan si të pabanueshme pas tërmetit të Shtatorit. Një prej tyre është dhe shtëpia e familjes Kalleshi në Pezë Helms që ju është dorezuar çelësi i banesës së re nga kryebashkiaku Veliaj.br br ?Premtuam se festa e Bajramit do të na gjente me shtëpinë e re, dhe falë miqve si Visari, kjo u bë e mundur në kohë rekord?.br br Gjatë drekës së shtruar nga familja Kalleshi, Veliaj diskutoi dhe për projektet e reja dhe debatin që ato kanë ndezur, dhe padyshim nuk harron atë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar që premton se do të nisë zbatimin në Shtator, edhe pse ende nuk është miratuar projekti përfundimtar.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 01:12

Your Page Title