Rikthehen protestat e dhunshme ne Hong Kong | Lajme - News

Rikthehen protestat e dhunshme ne Hong Kong | Lajme - News

Hong Kongu shndërrohet sërish në arenë beteje mes manifestuesve pro-demokratikë dhe forcave të sigurisë.br Shkaku që i detyroi protestuesit në mes të pandemisë të mbushnin sërish rrugët është një projekt-ligj i ri, këtë herë i propozuar nga Kongresi Kombëtar Popullor në Pekin që ka atributet e parlamentit, për forcimin e sundimit të ligjit në krahinën gjysmë-autonome. br Ndër të tjera, projekt-ligji parashikon ndërhyrjen e forcave të sigurisë nga Kina, në ndihmë të atyre në Hong Kong në raste të jashtëzakonshme, çka deri më tani nuk lejohej. Manifestuesit pro-demokratikë e konsiderojnë projekt-ligjin si një përpjekje për t?i hequr Hong Kongut autonominë. br Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e quajti këtë përpjekje të Pekinit, ?gjunjëzim? të lirive të qytetit.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 00:57