Koseni zhbllokon rrugën Elbasan-Lushnje - (21 Prill 2000)

Koseni zhbllokon rrugën Elbasan-Lushnje - (21 Prill 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Komisari i Elbasanit Edmond Koseni zhbllokon rrugën nacionale Elbasan-Lushnje. Në afërsi të Peqinit dje pasdite të gjithë furgonët dhe autobuzët me targë Lushnje janë bllokuar nga banorët peqinas. Konflikti ka ndodhur pas ndeshjes së futbollit Lushnja-Peqini ku shoferi i kryepolicit të Peqinit u është drejtuar me një granatë në dorë tifozëve lushnjarë. br br Pas kësaj ai është shoqëruar neë komisariatin e policisë së Lushnjës. Arrestimi i tij ka provokuar zemërimin e peqinasve të cilët kanë bllokuar çdo automjet lushnjar pranë qytetit të tyre. Por gjithshka ka marrë fund kur kryepolici Koseni i ka hipur vetë autobuzit të parë të kortezhit të bllokuar duke hapur rrugën për automjetet drejt Lushnjes. br br Koseni sot ka marrë në dorëzim policin nga Peqini duke e nxjerrë nga komisariati i Lushnjes, nga ku më pas do të ndiqet në qytetin e tij.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 01:01

Your Page Title