Top News - Trafiku i arabëve/ Fakte tronditëse në ‘Top Story’

Top News - Trafiku i arabëve/ Fakte tronditëse në ‘Top Story’

Trafiku i paligjshëm i emgrantëve ekziston në shumë vende. Por Shqipëria është vendi më i pëlqyer. Janë disa arsye për këtë. Një emigrant që niset ilegalisht nga Egjipti apo Libia, drejt Europës duhet të bëjë një rrugë të gjatë. Nëse niset nga deti rruga zgjat për shumë ditë dhe mund të jetë e rrezikshme. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë shuma të mëdha parash, që shkojnë deri në 30-40 mijë euro për një person.br Nëse niset nga toka, ai duhet të kalojë të paktën 5 shtete të ndryshme ilegalisht derisa të arrijë në Europë. Atëherë zgjidhje vjen duke përdorur Shqipërinë si tranzit. Ai nuk ka nevojë të vijë ilegalisht këtu. Ai paguan trafikantët me 4 mijë apo 5 mijë euro, hap një biznes fantazëm dhe maskohet si investitor. Pastaj ai i zbret avionit në Rinas me kokën lart, sepse është me letra të rregullta.br Nëse ai tani ikën ilegalisht Europën e ka shumë afër. Italia është vetëm pak orë me gomone dhe 5 mijë euro të tjera plus. Në total, një emigrant arab ka harxhuar rreth 10 mijë euro dhe ka zvogëluar rreziqet në maksimum. Nuk i duhet të kalojë në për male dhe as të lundrojë 10 ditë në det e të paguajë mbi 30 mijë euro. br Shqipëria nuk i kontrollon këto biznese fantazëm. Në vendet e tjera të Ballkanit, nuk do guxonte dikush të hapte një biznes duke bërë deklarata të rreme të adresave dhe të dhënave kryesore.Këtu mungon kontrolli dhe prandaj këta emigrant parapëlqejnë të vijnë në Shqipëri. Kostumi i një investitori të rremë, është më komod për ta se rruga në këmbë nëpër male.br Top Story zbuloi edhe një biznes të vogël në këtë zonë që shërben si bazë dhe pikë takimi për trafikantët. Është një fast food Arab ku ulen dhe rrinë krerët e këtij rrjeti të paligjshëm. Për të mësuar nëse edhe vetë pronari i këtij biznesi ishte i përfshirë në trafik Top Story i dërgoi edhe atij njerëz. Ai flet shqip. Pa e ditur që po filmohet ai jep informacione tronditëse për këtë lloj trafiku. Sipas tij këto grupe trafikojnë edhe ish antarë të shtetit islamik.br br Ky person, me emrin Salim, për të cilin po flitet se ka transportuar pjestarë të ISIS nuk është më në Shqipëri. Ai është një shtetas palestinez dhe emri i tij i plotë është Salim Elsheik-Josuf .Emri i Salim Elsheik ? Josuf është përmendur edhe në një memo zyrtare të Ambasadës së Palestinës në Tiranë, drejtuar Shërbimit të Inteligjencës së Palestinës. Në letër thuhet se shtetasi Salim takohet vazhdimisht me shtetasin Muhamed Abbas. Ky i fundit është kreu i një organizate kriminale në trafikun e shtetasve palestinezë drejt Europës. Ai akuzohet për përvetësim, mashtrim, trafikim, abuzim me të drejtat e njeriut dhe është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për trafikun e klandestinëve.br Sipas Memo zyrtare, Salim dhe Muhamed takohen bashkë tek fastfoodi që ndodhet pranë Porcelanit në Tiranë. Pikërisht ky biznes shërbente për të furnizuar me ushqim emigrantët e paligjshëm që transportohen drejt vendeve të Bashkimit Europian.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and ...


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 02:47

Your Page Title