Instituti i fëmijëve të verbër- (9 Maj 2000)

Instituti i fëmijëve të verbër- (9 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Në Institutin e të verbërve janë 63 nxënës që studiojnë programin e 8-vjeçares. Sipas mësuesve dhe kujdestarëve, mungesën e syve këta fëmijë e kompensojnë me veti të tjera përfshi talentin dhe zgjuarsinë. Ky mësues shpjegon gjuhë shqipe, tekstin e ka të shkruar në këtë letër special me këtë instrument. Por keto mjete nuk mjaftojnë për të gjithë. Rolin e tyre mund ta luaj edhe një sallë audiofonie, por edhe ajo mungon. br br Të gjitha shpenzimet në këtë institute zbulohen nga shteti, por drejtuesit thonë se nuk janë të mjaftueshme. Me pak kursime janë riparuar disa nga dhomat e fjetjes. Hera herës këtu vjen ndonjë bamirës apo shoqatë e huaj për ti ndihmuar. Në oborrin e Institutit është edhe palestra e Fakultetit të Mjeksisë, ndërsa vetë fëmijët nuk kanë ndonjë kënd loje. Argëtimi i vetëm I tyre është shëtitja dhe muzika.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-06-02

Duration: 02:03

Your Page Title