Top News - Gjyqi ndaj Tahirit/ Shtyhet, shkak njoftimi i vonuar

Top News - Gjyqi ndaj Tahirit/ Shtyhet, shkak njoftimi i vonuar

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur i Tahirit.br Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediat pas shtyrjes së gjyqit. Në fjalën e tij, Haxhia ka bërë me dije se Tahiri nuk ka shkuar në sallë pasi nuk është njoftuar.br br ?Ne kërkojmë pafajësi. Nuk dua të vijoj me procedurën. Saimir Tahiri që nga momenti i parë dhe deri më tani ka kërkuar prerazi pafajsinë?..br br Ditën e sotme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të duhej që të zhvillonte seancën e radhës në Apel. Për herë të parë në sallë ishte edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela, i cili u dorëzua pas 3 viteve në arrati. Seanca u shty për shkak të mungesës së Tahirit, i cili nuk mori në kohë fletëthirrjen. Përballja e radhës me drejtësinë do të jetë më 11 qershor.br Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. br br Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale ?trafikim i narkotikëve? në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?kryerja e veprave penale nga organizata kriminale?, ?grup i strukturuar kriminal?.br Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes.br br Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.br br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 02:08