Report TV - Kapshticë, kapen 195 kg drogë në kamionin me frigoriferë, destinacioni final Turqia

Report TV - Kapshticë, kapen 195 kg drogë në kamionin me frigoriferë, destinacioni final Turqia

Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 195 kilogramë kanabis sativa, në një kamion i cili po udhëtonte drejt Greqisë.br br Burimet bëjnë të ditur së operacioni u zhvillua gjatë natës, ndërsa për t'u shmangur kontrollit policor lënda narkotike ishte e fshehur në tavanin e kamionit, i cili transportonte frigoriferë.br br Burime për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha bëjnë të ditur se destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike dyshohet se ka qenë Turqia.br br Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i kamionit, një 55-vjeçar nga Tirana.br br Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për kapjen e lëndës narkotike.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 00:25

Your Page Title