Ora News - Urdhri i dytë rrëzon të parin: Nesër dilni me makina

Ora News - Urdhri i dytë rrëzon të parin: Nesër dilni me makina

#tvora #rtvoranewsbr Mos koordinimi paraprak me kryeministrinë dhe ministrinë e shëndetësisë ka nxjerrë bllof policinë e shtetit, e cila u detyrua të ndryshonte urdhrin për lëvizjen me automjete ditën e diele.br br Fillimisht policia deklaroi se në ditën e fundit të izolimit, do jenë hapur gjithë bizneset dhe lëvizja e këmbësorëve por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Hartuesit e urdhrit siç duket nuk janë përditësuar me udhëzimin zyrtar të ministrisë dhe kryeministrit Rama ku thuhet se nuk lejohet lëvizja me automjete nga zonat e kuqe në të gjelbra dhe anasjelltas dhe jo siç pretendon policia.br br Po ky njoftim i policisë ngjalli reagime tek qytetarët dhe pa qartësi për mediat, duke detyruar policinë të dilte me një njoftim të dytë. Në vendimin e ndryshuar, policia shprehet se pas komunikimit me ministrinë dita e diele do të jetë me automjete, dhe nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve. Blutë shprehen se do të përqendrohen vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, qe edhe nesër do te jene zona te kuqe.br br Të premten ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nxori urdhrin që vendi hapet pothuajse totalisht nga e hëna, me përjashtim të transportit publik deri në një njoftim të dytë. Ndërsa kryeministri Rama këtë të shtunë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se aktivitet e biznesit do të jetë të pakufizuara për fundjavën, nuk do ketë kufizime për lëvizjen e këmbësorëve brenda zonave, por do ndalohet dalja nga zonat e kuqe deri me 1 qershorbr br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 01:29