Mejdani dekoron presidentin turk Sulejman Demirel - (10 Maj 2000)

Mejdani dekoron presidentin turk Sulejman Demirel - (10 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Sot pasdite në pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka pritur presidentin e Republikës së Turqisë, Sulejman Demirel në vizitën e tij të katërt në Shqipëri. Para ceremonisë së dekorimit me urdhërin e lartë ?Gjergj Kastrioti? të presidentit turk Demirel, u ekzekutuan himnet e dy shteteve. Në ceremoni ishin të pranishëm diplomat, politikan dhe gazetarë.br br Në fjalën e tij presidenti Mejdani e cilësoi presidentin turk Demirel mik të vërtet të Shqipërisë, arkitekt të ndërtimit të marrdhënieve dypalëshe. Mejdani vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të Turqisë dhe presidentit Demirel në paqësimin e rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën. br br Në motivacionin e dekorimit të presidentit turk Demirel me urdhërin e lartë ?Gjergj Kastrioti?, presidenti mejdani u shpreh: Për kontribut parësor në forcimin e miqësisë tradicionale mes popullit shqiptar dhe atij turk, për angazhimin personal dhe atij institucional për forvimin e bashkëpunimit të gjithanshëm shqiptaro-turk dhe për rolin e madh politik e human në shërbim të paqes dhe mirëkuptimin në rajonin e Ballkanit e më gjerë.br br Vizita në Shqipëri ishte vizita e fundit e Sulejman Demirel si president i Turqisë në arenën ndërkombëtare.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 01:29

Your Page Title