Patëllxhan të mbushur me pulë nga zonja Vjollca

Patëllxhan të mbushur me pulë nga zonja Vjollca

Patëllxhan të mbushur me pulë br Përbërësit: br 4-5 patëllxhanë br 400 gr fileto pule br 1 qepë br 80 gr djath kackavall I butë br pak vaj ulliribr kripë dhe piper të zi br Beshamelbr 2 lugë gjelle gjalpbr 2 lugë gjelle miell br 2 gota qumësht br kripë dhe piper të zibr Arrë moskat br Përgatitja: br Pastrojmë patëllxhanët I presim në 2 gjysma për së gjati, vizjëzojmë tulin e patëllxhanit me majën e thikës. E spërkasim me pak kripë dhe vaj , e vendosim në furrë për ti pjekur në temperaturë 220 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri skuqim fileton e pulës të prerë në feta e spërkatim me pak kripë dhe piper të zi, e pjekim deri sa filetot të zverdhen pak nga të 2 anët. Në po atë yndyrë që skuqëm filetot shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim deri sat ë bëhet transparente. Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe miellin, e trazojmë miellin sa të zbardhet. Shtojmë qumështin pak nga pak deri sa të na formohet një salcë beshamel e lidhur, e lëmë të vlojë pak dhe fikim zjarrin. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Presim filetot e pulës në kubik të vegjël. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe me një lugë grryejmë komplet tulin e patëllxhanëve dhe I japim atyre formën e varkës. Tulin e patëllxhanëve e coptëtojmë me thikë ose me majën e gërshërës së ushqimeve. Shtojmë tulin e patëllxhanit tek qepa dhe I përziejmë bashkë dhe I trasnferomë në një tas ku do të shtojmë edhe mishin e pulës dhe 4-5 lugë gjelle beshamel, I përziejmë mirë dhe në këtë mbushje mbushim patëllxhanët e më pas I vendosim në një tepsi. Mbulojmë mbushjenme beshamel, spërkasim patëllxhanët me djath kackavall që shkrin dhe vendosim tepsinë në furrë me tepmeraturë 220 gradë Celsius për 15 minuta.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 1

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 28:44

Your Page Title