Gjyqi i Nehat Kullës - (11 Maj 2000)

Gjyqi i Nehat Kullës - (11 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Ky është i forti i Tiranës Nehat Kulla. Pas shumë muajsh arrest në qelitë e burgut të Elbasanit, ai ka dalë sot për herë të parë përpara gjykatës së Faktit të këtij rrethi. I arrestuar nga policia e kësaj prefekture pas një operacioni me në krye kolonel Kosenin, Nehat Kulla ka kërkuar sot transferimin e gjykimit të çështjes së tij në Gjykatën e Tiranës. Bashkë me Kullën transferimin e gjykimit e ka kërkuar edhe Ismet Ramadani, të cilët së bashku akuzohen për krijim bande të armatosur. br br Sipas avokatëve çdo i pandehur sipas kodit të procedurës penale gjykohen në territorin e atij rrethi ku ai ka kryer edhe veprën më të rëndë penale, prandaj ata duhet të gjykohen në Gjykatën e Tiranës. Sipas avokatëve dy të akuzuarit në territorin e Elbasanit akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje.br br Prokurori i kësaj çështjes ka protestuar dhe i ka kërkuar trupit gjykues të hedh poshtë kërkesën e të akuzuarve, në këto kushte trupi gjykues vendosi të jap vendimin e tij në datën 22 Maj.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 01:29

Your Page Title