Kryeministri Meta masa për vizitën e Berishës në Vlorë - (11 Maj 2000)

Kryeministri Meta masa për vizitën e Berishës në Vlorë - (11 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv klan 2000br br Kryeministri Meta sapo është kthyer nga SHBA është marrë me çështjen e vajtjes së kryetrarit të PD në Vlorë. Ai ka thirrur menjëherë shefin e SHIK-ut Fatos Klosi dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë Veli Myftari. br br Mëta ka kërkuar që strukturat e policisë të garantojnë shmangien e çdo konflikti që mund të krijohet nga vizita e parë e Berishës në Vlorë, që nga viti 1997. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet bllokimi i rrugës së kryetarit të PD drejt qytetit bregdetar ka kërkuar Meta. Sipas tij nuk duhet toleruar konfrontimi mes njërëzve të Berishës dhe kundërshtarëve të tij në këtë qytet.br br Ditët e fundit burime nga Vlora kanë konfirmuar se një grup kundërshtarësh të Berishës do ti presin rrugën karvanit të demokratëve në urën e Mifolit në hyrje të Vlorës. Gjithsesi drejtori i përgjithshëm i policisë Veli Myftari ka siguruar kryeministrin për angazhimin e plotë të strukturave të rendit, për shmangien e çdo incidenti.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 01:13

Your Page Title