Viti jubilar i te rinjve (13 Maj 2000)

Viti jubilar i te rinjve (13 Maj 2000)

Këta të rinjtë nga e gjithë dioqeza janë mbledhur nën thirrjet të ndërtojmë një shoqëri ndryshe. Në këtë 2 mijë vjeçar të krishtërimit Arqipefshvi i njohur Rrok Mirdita i kujton kësaj moshe se zoti i ka dhënë energji për të ndërtuar një qytetërim që të ketë në themel lumturinë e gjithësecilit dhe të mbarë njerëzimit. Më tej Mirdita vërejti se kërkohet angazhimi i të gjithëve për të ndryshuar botën dhe për të dëshmuar se është e mundur që të ndërtohet një shoqëri ndryshe. br Duke dënuar arrogancën, ai vërejti se askush nuk ka të drejtë të sillet si zot i tokës. Një veprimtari e tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Takimi u realizua në kuadër 2000 vjetorit të krishtërimit që vlerësohet si viti i dashurisë. Mesazhi për këta të rinj dhe për gjithë botën është ndryshoni jetën tuaj sepse çelësin e lumturisë e keni vetë në dorë. Ndër të ftuarit në këtë takim ishte dhe grupi muzikor "Gen Roso" që përshëndeti me një koncert të përgatitur enkas për këtë veprimtari.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 01:24

Your Page Title