"Presim qe SPAK te filloje hetimet!"

"Presim qe SPAK te filloje hetimet!"

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve për Teatrin dhe marrjen ne pyetje të 3 anëtarëve të komisionit që vendosën për prishjen e tij, një tjetër padi është dorëzuar në SPAK nga ana e aleancës për mbrojtjen e teatrit. Subjekt i kësaj padie që u dorëzua në prokurorinë e posaçme nga një grup aktorësh dhe aktivistësh është kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përfaqësuesit e aleancës e cilësojnë kryebashkiakun si një nga personat përgjegjës të aktit të paligjshëm për shembjen e godinës. Ndonëse ndërtesa u prish mëngjesin e 17 majit, aktorët thonë se do ta vazhdojnë betejën e tyre ligjore. Ata shprehen se do të kërkojnë hetimet edhe nga organet ndërkombëtare dhe çështjen pritet ta çojnë në Parlamentin Europian.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 01:02

Your Page Title