Greva e shoferave të autobuzëve - (15 Maj 2000)

Greva e shoferave të autobuzëve - (15 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Sot linjt kryesore të autobuzave nuk punuan. Boshllikun e mbushën menjëherë furgonat dhe autobuzat privat. Kjo grevë një ditore e shoferëve dhe faturinove të autobuzëve vjen pas dy grevave një orëshe. Kërkesat e tyre janë; dyfishimi i pagës, largimin e menjëhershëm të linjave private pra furgonave, heqjen e taksës së solidaritetit dhe përmirësimin e kushteve të punës. br br Shoferët shpjegojnë se kjo grevë bëhet në bazë të kërkesave ekonomike, që janë bërë nga sindikata e shoferave. Ndërsa për kërkesën kryesore heqjen e furgonave kundër 650 grevistëve janë mijra qytetarë. Sipas tyre ekonomia e tregut nga ekonomia komuniste ndahet pikërisht në lënien e lirë të konkurencës. br br Kështu që edhe greva e sotme si gjithnjë ra mbi supet e qytetarëve. Pensionistët, invalidët dhe të papunët shtypen nëpër urbanë vetëm për të kursyer pak lekë. Nga ana tjetër 650 punonjësit e parkut të autobuzave kanë kërcënuar se nëse katër kërkesat e tyre nuk plotësohen pas pesë ditësh do të shpallin grevë pa afat.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-03

Duration: 02:34