Kunguj të njomë me domate dhe oriz nga zonja Vjollca

Kunguj të njomë me domate dhe oriz nga zonja Vjollca

Kunguj të njomë me domate dhe oriz br Përbërësit:br 500 gr kunguj të njomëbr 1 qepë të re ose 5 qepë të njomabr 400 gr domate br 1 filxhan kafeje pure domatebr 2-3 lugë gjelle oriz br 400 ml lëng perimeshbr kripë dhe piper të zibr vaj ulliribr majdanoz, kopër br 150 gr djath të bardhë në kubik br Përgatitja: br Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin , kaurdisim qepën në kubikë deri sat ë zbutet dhe shtojmë kungujt e prerë në kubikë me brinjë 2 cm. I kaurdisim së bashku për 3 minuta duke shtuar më pas purenë e domateve dhe domatet e qëruara e të prera në kubikë. I lëmë të ziejnë për 5 minuta, shtojmë orizin, lëngun e perimeve të nxehtë, kripë e piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Në 3 minutat e fundit shtojmë koprën e grirë dhe më pas djathin në kubikë . fikim sobën dhe e lëmë të ziejë në temperaturën e vet për 5 minuta të tjera. E shërbejmë të ngrohtë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 8

Uploaded: 2020-06-04

Duration: 22:39

Your Page Title