Shkaterrohet rrjeti italo-shqiptar i kokaines, 11 te arrestuar |Lajme-News

Shkaterrohet rrjeti italo-shqiptar i kokaines, 11 te arrestuar |Lajme-News

Një rrjet që trafikonte kokainë drejt Italisë është shkatërruar nga policia italiane dhe ajo shqiptare, duke vënë në pranga 11 persona.br br 9 prej të arrestuarve u ndaluan në vendin fqinj ndërsa 2 tjerët u prangosën nga policia shqiptare në orët e parë të mëngjesit të së enjtes.br br Në një operacion ndërkombëtar të koduar ?ZAD? u vunë në pranga Florjan Palja, 32 vjeç banues në Shkodër, ndërsa në Cërrik u arrestua 49-vjeçari Ilia Deda. Mësohet se 8 nga 11 të arrestuarit janë shqiptarë.br br Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ka rezultuar se 32-vjeçari Palaj ka patur rolin e ndërmjetësit mes disa shtetasve shqiptarë për blerjen e pakove të kokainës.br br Ndërsa 49-vjeçari Deda, duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për grumbullimin dhe më pas nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë.br br Sasia e kokainës që grumbullohej nga Deda dhe personat e tjerë, mbahej në rruajtje nga shqiptarët që tashmë janë arrestuar nga policia.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2020-06-04

Duration: 01:39

Your Page Title