Pandemia pengon pelegrinët Elbasan, përkujtohet Shën Joan Vladimiri, mungojnë sllavët

Pandemia pengon pelegrinët Elbasan, përkujtohet Shën Joan Vladimiri, mungojnë sllavët

Ndonëse në numër të vogël dhe me disa rregulla higjiene të shtuara besimtarët kanë festuar si çdo vit Ditën e Shën Joan Vladimirit.br br br Kjo ditë është shënuar si e tillë pasi disa shekuj më parë princi malazes Shën Joani mendohet të ketë nisur predikimin e fesë ortodokse në këto zona.br br Duke besuar në mrekullitë e tij besimtarët i janë drejtuar Kishës në fshatin Shijon të Elbasanit pa menduar gjatë për pandeminë.br br Por festa është shumë e rëndësishme sidomos për malazezët të cilët kremtojnë princin e tyre, eshtrat e të cilit gjenden në këtë fshat të Elbasanit. Për herë të parë ata nuk kanë mundur të vijnë në Shqipëri.br br Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Andon Merdani uroi besimtarët në këtë ditë të shënuar për besimin ortodoks e ndërsa përcolli mesazhe për ngjarjet e mëdha që sot trondisin botën.br br Ne kuadër të masave të marra kundër Covid 19 mesha e mesnatës u shkurtua në kohë, ekspozitat me ikonat e rralla të Shën Joan Vladimirit u anuluan ndërsa në hyrje të kishës të binte në sy dezinfektuesi i duarve.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2020-06-04

Duration: 02:03