Shkatërrimi i armëve në Bërzhitë - (18 Maj 2000)

Shkatërrimi i armëve në Bërzhitë - (18 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Këto janë armët të cilat u shkatërruan sot në repartin ushtark të Bërzhitës në Tiranë. 52885 armë janë mbledhur në këtë repart gjatë periudhës Prill 1999 ? Janar 2000. Sot për herë të parë është demostruar përpara zvministrit të Mbrojtjes Ilir Boçka, zvpërfaqësuesit të përhershëm te PNUD-it, Parvis Partosh, ambasadorëve britanik, kanadez, norvegjez etj, shkatërrimi i armëve të grumbulluara.br br Ky aparat me oksigjen shkatërron 150 armë në ditë. Në platformën e strategjisë së shkatërrimit të armëve, ekzistojnë akoma dhe ato me deformim por nuk kanë rendimentin e këtij aparati. Këto armë janë të panevojshme për standartet e ushtrisë. Nën flakët e aparatit me oksigjen do të shkatërrohen armë që nga lufta e dytë botërore. br br Për problemin tjetër atë të asgjesimit të municionit zëvendës ministri Boçka ka thënë:br br Ilir Boçka, Zvministri i Mbrojtjes:- ?Kemi filluar të bëjmë një shkatërrim ose një shpërbërje të tyre mekanike që është një fazë e parë. Në disa vende në Mirakë, në disa vende të tjera në Elbasan dhe kemi filluar shpërbërjen mekanike në Borizan, por njëkohësisht kjo është pak. Shpërbërja e monicionit është një proces shumë i komplikuar që kërkon teknologji?.br br Më tej të gjithë përfaqësuesit e trupave diplomatik pjemarrës në demostrimin e sotëm u larguan nga Bërzhita, duke lënë pasë shkatërrimin e armëve, ato që në vite kanë shkatërruar jetë njerëzish.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-04

Duration: 02:09