Hashim Thaci: Nuk do te kete pazare me kufijte, ideja ime...

Hashim Thaci: Nuk do te kete pazare me kufijte, ideja ime...

Kosova do të njihet nga Serbia duke respektuar kufijtë territoriale të sotëm. Kështu u shpreh këtë të enjte Presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste përballë gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan.br br Kreu i shtetit kosovar tha që është entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t?i bashkohen Kosovës, por kjo pa cënuar territorin e sotëm.br br Ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë pazar dhe asnjë shkëmbim territoresh. Sipas Thaçit, e gjithë ideja ka qenë që të bëhej një korrigjim, në mënyrë që këto tre zona t?i bashkangjiten Kosovës sepse është e drejtë historike, por edhe sepse Serbia nuk ka asnjë interesim për ata qytetarë.br br br Blendi Fevziu: Qëndron akoma ideja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës?br br Hashim Thaçi: Kosova do të njihet në fund nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar shtetin integral dhe territorial të sotëm.br br Blendi Fevziu: Po Presheva, Medvegja dhe Bujanovci?br br Hashim Thaçi: Unë jam ithtar dhe entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t?i bashkëngjiten territorit të Kosovës pa u cënuar territori i Kosovës sepse është e drejtë historike.br br Blendi Fevziu: Si do të bashkohen ato?br br Hashim Thaçi: Unë pa hezitim dhe pa frikë do ta shtroj këtë çështje.br br Blendi Fevziu: Ideja e vetme e një shkëmbimi të mundshëm ishte që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t?i bashkëngjiten Kosovës duke hequr veriun.br br Hashim Thaçi: Pazare nuk do të ketë, nuk do të ketë shkëmbim. Ideja ime nuk ka qenë e tillë. Ideja ime ka qenë që të kemi një korrigjim, ku Presheva, Medvegja, Bujanovci t?i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës sepse Serbia nuk ka ndonjë interesim për ata qytetarë atje.tvklan.albr br br #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlanbr Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-04

Duration: 01:57

Your Page Title