Kosovë, pasaportat e kosovarëve - (18 Maj 2000)

Kosovë, pasaportat e kosovarëve - (18 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Kërkesat e shumta dhe fakti që shumë kosovarë kanë pasaporta të pavlefshme të ish-Republikës së Jugosllavisë, kanë detyruar zyrtarët e misionit të OKB-së në Kosovë të aprovojnë një dokument të ri udhëtimi i cili do ti lejojë kosovarët të udhëtojnë në të gjitha vendet e Komunitetit Europian. br br Dokumenti do të jetë i përkohshëm dhe do të shpallet si i pavlefshëm fill pas përfundimit të mandatit të misionit të OKB-së në Kosovë. Ky dokument do të prodhohet në Gjermani dhe për arsye teknike do të fillohet të shpërndahet në fund të Korrikut. Për aprovimin e këtij dokumenti, shefi i dokumentave civile pranë misionit të OKB-së në Kosovë, Albert Konze thotë për Tv Klan se ky dokument do të jetë i vlefshëm për të gjithë kosovarët që nuk kanë pasaportë.br br Pyetjes sonë se ku duhet ti marrin kosovarët vizat për këto dokumeta udhëtimi Konze i është përgjigjur se kërkimi apo jo i vizave varet direkt nga vendet respektive të BE. Konze thotë për Tv Klan se është shumë mirënjohës për bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme Shqiptare, e cila ka pranuar ta njoh këtë dokument.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 9

Uploaded: 2020-06-05

Duration: 01:47