Ministri i ri i Transporteve Sokol Nako - (23 Maj 2000)

Ministri i ri i Transporteve Sokol Nako - (23 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Ky është ministri i ri 31-vjeçar i Transporteve, i cili sot në prani të kryeministrit Ilir Meta ka marrë stafetën nga ministrja social demokrate Ingrid Shuli. Përpara drejtuesve të ministrisë që kujdesen për rrugët. Numri një i qeverisë Meta, tha se kjo ministri duhet të shkundet pasi vihet re një apati dhe zvarritje e pajustifikuar e punëve. br br Problemi i riparimit të rrugëve, mbetet parësor në punën e qeverisë tha Meta. Ish-ministrja Shuli tha se është bërë shumë punë, në zgjidhjen e problemeve të shpronësimeve, si dhe punimet në nëntë akse rrugore. Ministri i ri Sokol Nako tha se po bashkëpunonte me ish-ministren Shuli dhe se do te realizonte të gjitha detyrat që i ka vënë qeveria Ministrisë së Transporteve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-06

Duration: 00:51

Your Page Title