Mediat dhe gazetarët në Kosovë - (23 Maj 2000)

Mediat dhe gazetarët në Kosovë - (23 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000 br br Të mbështetemi në të vëretën dhe të jemi krejtësisht të pavarur. Kjo është motoja që përsëritet nga drejtuesit e mediave më të fuqishme në Kosovë. Kosova ka sot 7 gazeta lokale të cilat shesin 2500 deri në 15 mijë kopje në ditë. Qëllimi i të gjitha këtyre gazetave është i njëjtë të lexohen në një hapësirë sa më të gjerë e mbi të gjitha të rrisin numrin e kopjeve të shitura. br br Ndërkaq Kosova do të ketë shumë shpejt tre televizione private. Dëshira e menaxherëve të televizioneve të ardhshëm është të kenë të drejtën televizive mbi programet që do të transmetojnë, praktikisht të mos mbështeten në pirateri. Një numër jo i vogël radiosh mbulon hapësirën e Kosovës, ndonse radiot më të fuqishmë ende nuk dëgjohen në gjithë territorin. br br Edhe drejtuesit e radiove janë shumë të interesuar për të qënë të shpejt dhe të saktë në lajm. Pallat i medias i quajtur ndryshe rilindja është shtëpia e një numri të ndryshëm gazetash dhe radiosh si dhe agjensish informacioni. Stafi i gazetave dhe radiove përbëhet kryesisht nga të rij ndërsa pagat këtu variojnë nga 400 deri në 2 mijë marka gjermane. br br Televizioni i Kosovës transmeton dy orë në satelitë megjithatë për të krijuar një program të shumë kërkuar për njerëzit edhe këtu duhet kohë. Transmetimi në satelitë është realizuar në mbështetjen e qeverive europiane dhe ka filluar së pari me fondet e qeverive hollandeze dhe norvegjeze. Tashmë ku television monitorohet nga OSBE. Megjithatë vetë gazetarët e RTK, e ndjejnë veten të kontrolluar duke marrë parasysh se transmetimi në satelit nuk paguhet nga vetë buxheti i RTK-së. Megjithatë shpejt Televizioni i Kosovës mund të filloj me katër orë transmetim në ditë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-08

Duration: 02:08

Your Page Title