PS: Presidenti te dekretoje 9 Majin per zgjedhjet e 2021 | Lajme - News

PS: Presidenti te dekretoje 9 Majin per zgjedhjet e 2021 | Lajme - News

Fushatën e lajmëruar nga Lulzim Basha për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe kryebashkiak në bazën e demokratëve, shumica e vlerëson si një strategji për të mbajtur anëtarësinë të karikuar.br br Taulant Balla përjashton çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme lokale dhe i kujton Presidentit detyrimin për një datë zgjedhjesh për bashkitë e ngelura pa kryetar.br br ?Zoti Basha nuk di sesi të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që t?i gënjejë përsëri, është çështje e brendshme e PD. Zgjedhjet për organet e pushtetit vendor sipas Kushtetutës duhet të jenë në 15 Prill-15 Maj të vitit 2023. Sa i përket zgjedhjeve në Bashkinë Shkodër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë kjo është kompetencë e Presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë?.br br Për Presidentin ka dhe një sygjerim për datën e zgjedhjeve në 2021.br br ?Të jetë në 9 Maj, Ditën e Europës dhe fitores mbi antifashizmin?.br br E duke folur për kreun e shtetit, kreu i grupit parlamentar i kërkon që të respektojë procedurën për konsultimin me Parlamentin për kandidatët për kreun e ri të KLSH.br br Balla nuk zbulon kush do të jetë vota për kandidaturën e 4 të Presidentit për këtë institucion pas rrëzimit të 3 kandidaturave të mëparshme, por le të kuptohet se mazhoranca do të avancojë me propozimin për të emëruar një zvkryetar për KLSH si mekanizëm zhbllokues.br br Lidhur me opinion e fundit të ?Venecias? për një nga ligjet e paketës së antishpifjes, Balla kujton se është draft-paraprak ndaj nuk preferon që të komentojë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-08

Duration: 01:45