PD për shpenzimet qeveritare - (24 Maj 2000)

PD për shpenzimet qeveritare - (24 Maj 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Njëqind miliard lekë janë shpenzimet buxhetore të harxhuar për llogari të qeveritarëve. Kjo është shuma e publikuar sot nga Partia Demokratike. Shifër e cila sipas drejtuesve demokrat bazohet në të dhënat më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas tyre vetëm pesë muajt e fundit, vetëm për makinat e presidentit, kryeministrit, zvkryeministres, janë harxhuar dy million marka. br br Ndërsa kreu i parlamentit sipas të dhënave të PD, ka blerë vetëm për veten e tij pa llogaritur makinat e reja për një pjesë të deputetëve, tre makina të cilat i ka përplasur dhe i ka zëvendësuar me tre të reja që kapin shumën 1.1 milion marka. Edhe Bashkim Fino sipas të dhënave të selisë blu ka blerë me çmim për të reja 6 makina të miqve të tij. br br Përball dyfishimit të shpenzimeve të qeveritarëve ka deklaruar Partia Demokratike pagat dhe pensionet janë stopuar në vlerën e ?96. Kjo parti ka denoncuar sot gjendjen e krijuar si dhe përdorimin abuziv të taksave dhe kontributeve që paguajn shqiptarët dhe donatorët e huaj.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-06-08

Duration: 01:04

Your Page Title