Lajme nga kultura ne vend (25 Maj 2000)

Lajme nga kultura ne vend (25 Maj 2000)

Është inaguruar për herë të parë mbrëmë në sallën e "Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve" aktiviteti lirik i Lasgush Poradecit dhe muzika vokale shqiptare. Ky aktivitet do të zhvillohet çdo vit në nder të gjithë poetëve lirik e romantik shqiptar duke u kthyer në një traditë që i ka munguar traditës sonë vokale të dhomës. Këto romanca janë kënduar mbrëmë përpara publikut nga këngëtarë lirik të njohur si dhe nga kori i vajzave të Akademisë së Arteve të Bukura. br Sofi Kolgjini, vajza maturante për kanto në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, mbrëmë ka kënduar përpara publikut në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ky është i disati koncert i saj recital si kantautore dhe pianiste. Pjesë të zgjedhura nga autorë të njohur si Shopen, Jakova, janë interpretuar me shumë emocion nga Sofi. Publiku i cili e ka ndjekur me mjaft interes është mallëngjyer nga prezantimi i saj.


User: RTV KLAN

Views: 21

Uploaded: 2020-06-10

Duration: 01:18

Your Page Title