Opozita parlamentare: “Nuk votojmë pseudoreformë”, Maliqi e mbështet - News, Lajme - Vizion Plus

Opozita parlamentare: “Nuk votojmë pseudoreformë”, Maliqi e mbështet - News, Lajme - Vizion Plus

Për herë të parë deputetët që zunë vendet e Pd dhe Lsi në parlament kanë vendosur të zbatojnë bojkotin si formë reagimi kundër marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës.Ata nuk kanë marrë pjesë në konferencën e kryetarëve dhe në mbledhjet e komisioneve; ndërkohë që gjatë një takimi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë reformë që nuk përfshin ndryshimin e sistemit, depolitizimin e komisioneve dhe votën e emigrantëvePor opozita parlamentare nuk është e bashkuar në qëndrimin e saj kundër reformës zgjedhore, pasi deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar votën e tij pro marrëveshjes mes demokratëve e socialistëve.Prej disa ditësh deputetët e opozitës parlamentare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë një reformë zgjedhore që nuk përfshin ndryshimin e sistemit, por as socialistët e as demokratët nuk duken të shqetësuar për arritjen e kuorumit prej 84 votash përsa kohë që përçarjet në grupin opozitar janë të dukshme.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2020-06-10

Duration: 01:29

Your Page Title