Me celularë në dorë dhe pa kasketë…30% më shumë aksidente me motor (Vëzhgimi i Report TV)

Me celularë në dorë dhe pa kasketë…30% më shumë aksidente me motor (Vëzhgimi i Report TV)

TIRANË-  Me celularë në dorë dhe pa kasketë?Kjo papërgjegjshmëri e përsëritur e drejtuesve të motoçikletave ka ngritur në këmbë policinë rrugore në të gjithë Shqipërinë. Report TV mëson se prej disa ditësh efektivët kanë kthyer sytë nga motorët, ku vetëm në 24 orët e fundit nga 1120 motorë të kontrolluar në të gjithë vendin, 625 kanë rezultuar me shkelje.br br Aksioni për motorët, shifrat në 24 orët e funditbr 1120 motorë të kontrolluar në të gjithë vendinbr 625 drejtues kanë rezultuar me shkeljebr 202 drejtues të pa pajisur me kaskë mbrojtësebr 56 drejtues lëviznin pa dokumentacionbr 21 motorë u bllokuan, u arrestuan 21 drejtuesbr br Por përse pikërisht ky aksion i gjerë i ndërmarrë nga Policia Rrugore?br br Gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë pasur 30 më shumë aksidente se një vit më parë, në të cilat janë përfshirë motorët dhe biçikletat, konkretisht 43 aksidente me motomjete dhe 26 me biçikletë. Qytetet më problematike janë Fieri dhe Tirana, ku Report TV sjell momente nga operacioni i policisë nga një vëzhgim i kryer në kryeqytet.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-06-10

Duration: 00:56

Your Page Title