7 viktima dhe 125 te prekur nga Covid-19

7 viktima dhe 125 te prekur nga Covid-19

Maqedonia e Veriut vijon të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19. Shkupi vijon të mbetet vatra kryesore e infektimeve të reja. Në kohën kur Maqedonia e Veriut përballet me shifra të larta të të prekurve nga Covid-19, lideri I BDI-së përmes një videomesazhi bëri publike idenë për Kryeministrin shqiptar.br "Kryeministri i parë shqiptar do të jetë një Kryeministër për të gjithë. Një Kryeministër i barazisë: Vendeve të barabarta të punës, pagave të barabarta. Të drejtave të barabarta dhe i drejtësisë joselektive. Për shqiptarët dhe për të gjithë".br Aktualisht nuk ka paralajmërime për vazhdimin e situatës së jashtëzakonshme, por pritet iniciativa për thirrje të një takimi të ri liderësh, ku partitë sërish do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje konsensuale për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-10

Duration: 01:11

Your Page Title