Transporti hekurudhor, greva e trenave - (29 Maj 2000)

Transporti hekurudhor, greva e trenave - (29 Maj 2000)

Akiva Lajme - Tv Klan 2000 br br Sot trenat e Shkodrës, Elbasanit, Tiranës, Pogradecit, Vlorës dhe Durrësit, u nisën me një orë vonesë. Siç ishte njoftuar sindikata e punonjsve të transportit hekurudhor do të bënte grevë një orshe. Si sot një javë më parë sindikalistët i dërguan një peticion presidentit, kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe komisionit të transporteve. Por asnjëri prej tyre nuk u kujtua ti kthej sindikalistëve përgjigje. Kështu që pasojat si gjithnjë i vuajtën hallexhinjtë. br br Qytetarët ankohen për vonesat e trenave dhe që populli duhet të jetë në djeni për grevat që organizohen. Shteti tani nuk merr më mundimin as ti begenis protestuesit e tu kthej ndonjë përgjigje. Ndërkohë sindikalistët kërkojnë 40 rritje page, pajisje me rroba pune, mjete dhe plotësimin e kushteve të punës. Një ndër kërkesat e grevistëve është edhe shkurtimi i administratës që ata e quajn të fryrë. Por ndryshe mendon drejtori, ja si e trgon sekretari i sindikatës bëmën e drejtorit.br br Sekretari i Sindikatës së Hekurudhave:- ?Që në mëngjes vjen drejtori i përgjithshëm I hekurudhave së bashku me një personel të marrë nga Durrësi dhe nis trenin e parë pa personel nga Tirana edhe mashinisin që ishte në turn e zbriti nga lokomotiva dhe vendosi dy personat që solli nga Durrësi. Kështu që treni për ne ka ikur i grabitur?. br br Por pas pak ditësh drejtori mashinist duket se do të ketë shumë më tepër ngarkesë, meqë greva nga një orë do të zgjasë një ditë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-06-10

Duration: 02:49