Festivali Marie Kraja në TOB - (2 Qershor 2000)

Festivali Marie Kraja në TOB - (2 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Festivali Ndërkombëtar Vokal Operistik Marie Kraja sot në mbrëmje hap siparin e natës së parë. Me kamerat tona ne fiksuam provat e fundit të këtij festivali, i cili do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Tv Klan dhe Telenorba. Për herë të parë ky festival organizohet në nivel ndërkombëtar. br br Të ftuarit nga shtetet e huaja kanë mbrritur duke u bërë gati për konkurimin. Ata i kanë bërë të gjitha provat duke pritur kështu vetëm fillimin. Do të jenë tre çmime që do të ndahen paraprakisht për fituesit në natën e tretë. Ky festival është organizuar në formën e një spektakli me plotë të reja. Ai do të drejtohet nga Zana Çela.br br Në dy netët e para do të konkurojnë 24 këngëtar. Vetëm sot do të paraqiten para publikut 4 të huaj të ardhur nga Bullgaria, Gjermania, Anglia dhe Koreja. Ky festival i cili mban emrin e sopranes Marie Kraja, organizohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe TOB.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-06-11

Duration: 01:11

Your Page Title