Top News - Marrëveshja për Reformën/ Përshëndetet nga Mike Pompeo

Top News - Marrëveshja për Reformën/ Përshëndetet nga Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e përshëndeti arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore në Shqipëri. Në takimin e tij me gazetarët ku prezantoi raportin për liritë fetare nëpër botë, kreu I diplomacisë amerikane gjeti hapësirë për të përmendur dhe vulosjen e një pakti të vështirë, e cila erdhi vetëm pas kapërcimit të ngërcit që kishte krijuar një prej rekomandimeve kyce të OSBEODIHR-it, depolitizimin e administratës zgjedhore. br br E mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e këtij vendi dhe do ta bëjë më solide të ardhmen e tij europiane. Ne I inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike. br br Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka qenë nxitëse e fuqishme e gjetjes së kompromisi mes palëve. Shefja e misionit diplomatic amerikan në vendin tonë pat thënë pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ishte dhe vetë e pranishme se ?secila parti e secili person dha kontributin e tij, por edhe ka hequr dorë nga diçka. Dhe e bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria ajo që përfiton. Ky është një moment krenarie?, theksoi ajo duke shtuar se ?disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjerë, ky është një hap i madh përpara, dhe shpresoj të jetë dicka nga e cila secili mund të përfitojë?.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-06-11

Duration: 01:18