Mblidhet Kryesia e PS, kandidatët për PS e Tiranës - (2 Qershor 2000)

Mblidhet Kryesia e PS, kandidatët për PS e Tiranës - (2 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet të hënën e javës që vjenë, por këtij takimi do ti paraprij takimi i nesërm i kryetarëve të PS në rrethe, si dhe vendimi i disa prej tyre që gëzojnë dy funksione, se cilin do të mbajnë prej tyre, tashmë që dhe konferencat e rretheve kanë filluar. Por ky debat do të vazhdoj edhe në kryesinë e socialistëve. br br Vetëm kryesia e PS mund të bëjë përjashtime për ndonjë kryetar që është edhe deputet. Aktualisht kryetarët e rretheve që gëzojnë dy funksione janë: kryetari i PS së Laçit, Vlorës dhe Kavajës. Por dy funksione gëzojnë aktualisht dhe Ministri Poçi, si sekretari i përgjithshëm i PS Namik Dokle. br br Kandidaturat e propozuara nga këshilat zonal të Tiranës kanë filluar punën për të marrë kreun e PS të Tiranës. Kandidaturat e propozuara janë Et?hem Ruka, Kristaq Tili, Musa Ulqini dhe shefi i kabinetit të kryetarit të PS Koço Danaj. Mësohet se ky i fundit ka hartuar dhe platformën e fushatës së tij për krytar të PS së Tiranës. Platforma e Koço Danaj mban emrin ?Nga Amerika në Bathore?. br br Në takimin e së hënës socialistët e kryesisë do të diskutojnë dhe rreth shtabit elektoral që do të ngrihet nga PS. Pas mbledhjes së kryesisë PS do të deklaroj të hapur me këtë rast edhe fushatën elektorale.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-11

Duration: 01:51

Your Page Title