Angjushev këshillon Angellovskën, firmat e tij ndihmohen nga shteti

Angjushev këshillon Angellovskën, firmat e tij ndihmohen nga shteti

Nga 3 janari kur u largua nga posti në Qeveri, ish zv kryeministri Koço Angjushev përmes kompanisë ?Brako? ku është bashkëpronar, ka marrë katër tenderë shtetëror. Dy tenderët e parë janë lidhur në mars dhe prill, kur ka siguruar makinë pastrimi për higjienën komunale të Gjevgjelisë dhe pjesë rezervë për Ndërmarrjen Publike Isar-Shtip, në vlerë totale prej 50 mijë eurove. Dy tenderët tjerë të kompanisë ?Brako? drejtpërdrejtë lidhen me pandeminë me Covid-19. Tenderët në fjalë janë lidhur në katër sy në prill dhe maj gjegjësisht pa shpallje paraprake, si pasojë e fshehtësisë. Tenderi i parë ka të bëjë me ndërtimin e spitalit mobil afër spitalit infektiv në vlerë prej 140 mijë euro kurse i dytë për furnizim me pajisje jo- mjekësore për nevojat e spitalit, në vlerë prej 10 mijë euro. Kompania e Angjushevit fiton tenderë, por ende ka rol të caktuar këshillëdhënës në Qeveri gjegjësisht te ministrja e financave, Nina Angellovska. Nga ky dikaster pohojnë se Angjushev nuk ka post.br br Do të thotë, ky Këshill nuk merr masa, as dispozita, as nuk propozon dispozita apo masa pranë Qeverisë. Anëtarët e Këshillit nuk marrin kompensim për angazhimin e tyre -thonë nga Ministria e Financave.br br QËLLIMI I KËSHILLIT ËSHTË VETËM TË KËMBEJË PËRVOJAbr KËSHILLI NUK MERR E AS NUK PROPOZON MASA APO DISPOZITAbr ANËTARËT E KËSHILLIT NUK MARRIN KOMPENSIMbr br Për angazhimin e Angjushevit reaguan edhe ekonomistët, duke thënë se është kontestuese që jepen propozime si të bëhen masat, nga person që më vonë i përdor të njëjtat.br br Është kontestuese që një person që realizon ndihmë të drejtpërdrejtë financiare nga ndonjë masë të vendos për masën e njëjtë. Problemi qëndron te Qeveria, te institucionet e shtetit, që në përgjithësi kanë lejuar person i këtillë të gjendet në këtë komision -tha Branimir Jovanoviq- ish këshilltar.br br Kompania e Angjushevit, ?Brako? ka marrë edhe nga 14.500 për kokë punëtori apo gjithsej 106 mijë euro. Heshtje në LSDM nëse Angjushev është pjesë e ekipit ekonomik të partisë dhe a e këshillon kreun e partisë, Zoran Zaev.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2020-06-11

Duration: 01:55

Your Page Title