Stërvitja e efektivave të FNSH - (3 Qershor 2000)

Stërvitja e efektivave të FNSH - (3 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Këto janë momentet kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Ministrisë së Rendit asgjesojnë grupet terroriste. Në stërvitjen e sotme 100 efektivët e këtij reparti kanë improvizuar skenat e depërtimit në banesa ku kriminelët mbajnë peng banorët. Në këto aksione janë përdorur qitje reale br br Efektivat e repartit 711 të FNSH kanë demostruar gjithashtu ushtrime në brezin e kalitjes prej 17 elementësh dhe ngjitjen në një lartësi prej 20 metrash. Sipas ligjit këto forca përdoren kur policia lokale nuk ka arritur të shuaj vatrat e konfliktit. Që të bësh pjesë në përbërje të ketyre trupave duhet të plotësosh parametrat fizike dhe të jesh nën moshën 30-vjeç. br br Këto trupa janë përdorur në aksionet e ruajtjes së rendit, gjatë mitingjeve të demokratëve në Korçë e Vlorë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-06-11

Duration: 01:40

Your Page Title