Top News - Tërmet në bursa! SHBA, rënia më e thellë që nga marsi

Top News - Tërmet në bursa! SHBA, rënia më e thellë që nga marsi

E enjtja ishte një ditë e keqe në Wall Street, ndërsa frika për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, e uli konsiderueshëm vlerën e aksioneve.br br Tre treguesit kryesorë, patën rënien më të thellë në tre muajt e fundit. Dow Jones Industrial Average humbi 1,862 pikë, një rënie prej 7 . Nasdaq ra 5 dhe S&P 500 humbi 188 pikë ose 6, duke u zhytur në vlera negative. Aksionet e kompanive të udhëtimit dhe firma të mëdha si dyqanet Kohl?s dhe Gap, ishin ndër më të goditurat. Analistët thonë se investitorët mund ta kenë rritur artificialisht tregun javët e fundit me shpresën për të një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike pas COVID-it.br br Një rritje e rasteve të koronavirusit, ndërsa shumë shtete dhe qytete rifillojnë të hapen, i frikësoi ata, sipas VOA. Por Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin i tha kanalit CNBC se ekonomia amerikane do të vazhdojë në rrugën e rihapjes së plotë.br br ?Nuk mund ta mbyllim përsëri ekonominë. Mendoj se e mësuam se nëse mbyllim ekonominë, do të shkaktojmë më shumë dëm dhe jo thjesht ekonomik, por edhe në drejtime të tjera?, u shpreh ai.br br Presidenti Donald Trump shkruante të enjten në Twitter se beson që tremujori i tretë i vitit do të jetë ?shumë i mirë? dhe tremujori i katërt ?i mrekullueshëm?, kur siç tha ai, ai beson se vaksina e COVID-it do të jetë gati. Bursat kryesore evropiane, në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë të gjitha 4 ose më shumë të enjten, ndërsa pothuajse çdo indeks aziatik, humbi 1 ose më shumë.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-06-12

Duration: 01:14

Your Page Title