Atentat me silenciator në Tiranë, vritet 40-vjeçari në makinë, në Pezë të Vogël një mjet i djegur

Atentat me silenciator në Tiranë, vritet 40-vjeçari në makinë, në Pezë të Vogël një mjet i djegur

#tvora #rtvoranewsbr Krimi godet në kryeqytet. Mbrëmjen 11 qershorit 2020 një person është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri silanciator në zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë.br br br Viktima i identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një mjet tip BMW X6 e bardhë kur është qëlluar me breshëri arme në afërsi të një qendre tregtare, ku kishte dhe një agjenci të dhënies së makinave me qira.br br br Kush është viktima- Viktima i cili njihej dhe me emrin Herland Bilali, rezulton i dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli dhe liruar nga burgu pak muaj më parë. 40 vjeçari nga Kukësi banonte në zonën e Domjes ne Tiranë. br br br Për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen në vend nga dy plumba të marrë në trup. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, makina e tij është përplasur me dy të tjera.br br br "Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij" njoftoi policia e Tiranës pak pas vrasjes.br br br Makina e djegur e autorëve- Vrasësit dyshohet se kanë ndjekur viktimën me një automjet i cili 40 minuta më pas i gjet i braktisur dhe i djegur në zonën e Pezës së Vogël në Tiranë. Brenda saj është gjetur dhe një automatik, MP5 me silenciator i djegur me të cilin dyshohet se mund të jetë kryer krimi. br br br Viktima pikasi autoret - Dëshmitarët fillimisht menduan se ishte aksident. Ata i treguan policisë se makina e Hekuran Billës ishte përplasur me automjetet e parkuara në anën e rrugës por nuk kishin dëgjuar krisma. Hetuesit dyshojnë se viktima humbi drejtimin e kreu lëvizje të çrregullt pasi 40 vjeçari ka pikasur autorët dhe ka tentuar të largohej, por është qëlluar me dhjetra plumba dhe humbi jetën teksa ishte në timon, nga plagët e marra në kokë dhe në trup.br br br Për më shumë lexoni në: br br br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br br Like Ora News on Facebook HERE br br br Follow Ora News on Instagram Here br br br Follow Ora News on Twitter br br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-06-12

Duration: 02:19

Your Page Title