Ekspertet: Eurobondi, me interes te favorshem | Lajme - News

Ekspertet: Eurobondi, me interes te favorshem | Lajme - News

Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë marrjen e Eurobondit me vlerë 650 milionë Euro një instrument të domosdoshëm në periudhën e pandemisë, i cili zbut defiçitin që krijohet në bilancin e pagesave për shkak të rënies së investimeve të huaja, fluksit të turistëve dhe remitancave.br br Për profesorin e ekonomisë Arjan Kadareja, interesi prej 3.62 ishte i mirë dhe dalja në tregje u bë në momentin e duhur, pas hapjes së ekonomive, kur investitorët kërkonin tregje për investime.br br Për Zef Preçin, emetimi i eurobondit ishte me një interes të krahasueshëm me normën e vendeve të rajonit, por për të duhet të bëhet kujdes me menaxhimin e borxhit publik deri në fund të këtij viti.br br Ekspertët e ekonomisë ndahen në qëndrime nëse paketa e rimëkëmbjes ekonomike, e cila heq tatim-fitimin dhe tatimin mbi vlerën e shtuar për biznesin e vogël do të sjellin më shumë stimul në ekonomi apo do të rritin evazionin fiskal.br br Aktualisht tatim-fitimi për biznesin me xhiro deri në 5 milionë Lekë në vit është 0, dhe deri në 14 milionë Lekë 5. Kjo për ekspertët heq kostot financiare të raportimit për ta, ndërsa heqja e TVSH-së mund të shtrijë evazionin tek të mëdhenjtë të cilët mund të ndajnë në disa njësi aktivitetin e tyre me qëllim shmangien e taksës.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-06-12

Duration: 02:20