Byroja e parlamentit për KQZ - (4 Qershor 2000)

Byroja e parlamentit për KQZ - (4 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Opozita ka refuzuar sot ftesën e nënkryetarit të parlamentit Namik Dokle, për të paraqitur kandidatët për një vend të lirë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kompetencë kjo e parlamentit. Sipas Dokles kodi i ri elektoral parashikon mbledhjen e parë të komisionit elektoral brenda datës 13 Qershor. br br Kryetari i grupit demokrat Jemin Gjana shprehet se Komisioni Qendror Zgjedhor duhet të rindërtohet duke e kthyer kodin elektoral në kuvend. Ndaj kërkesës së Gjanës, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi tha se e vetmja rrugë mbetet ankimi në Gjykatën Kushtetuese dhe propozimi i amandamenteve në parlament të cilat duhet të votohen me 23 e votave të deputetëve. br br Në mbledhjen e sotme të Byrosë Parlamentare u hodh propozimi që parlamenti të shpallë datën 15 Qershor ditë feste me rastin e Çlirimit të Kosovës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-12

Duration: 01:04

Your Page Title