Çmimet "Marie Kraja" në TOB - (5 Qershor 2000)

Çmimet "Marie Kraja" në TOB - (5 Qershor 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Mbrëm ka përfunduar Festivali i 2-të Ndërkombëtar i Vokalit Operistik Marie Kraja, zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Juria Ndërkombëtare ka vlerësuar me çmim të parë këngëtarin nga Bullgaria La Cezar Lazarov. br br Çmimin e madh Marie Kraja me vlerë 5 mijë dollarë këngëtarit Bullgar ia ka dorëzuar Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama. Ndërsa me çmim të dytë është vlerësuar tenori shqiptar me banim në Austri Adrian Xhema dhe çmim të tretë solisti i TOB Josif Gjipali. br br Nata finale e këtij festivali është çelur me duetin koreografik Harmonia. Koreografia e të cilit është punuar nga Kozeta Bakiu. Më pas prezantuesja dhe producentja e këtij festivali Zana Çela, ka ftuar të 12 këngëtarët e natës finale, të cilët janë prezantuar vetëm me arien e madhe. br br Të gjithë këngëtarët për tre netë me radhë janë shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TOB, drejtuar nga tre dirigjent Fiqiri Kraja, Edmond Doko dhe Oleg Arapi. Ky festival është zhvilluar për herë të parë në nivel ndërkombëtar.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-06-13

Duration: 01:29

Your Page Title