Ora News - Atentati ndaj Hekuran Billës, shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut që u vra në Britani

Ora News - Atentati ndaj Hekuran Billës, shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut që u vra në Britani

#tvora #rtvoranewsbr br Hakmarrja është pista kryesore në të cilën janë fokusuar hetimet për vrasjen e të enjtes, 11 qershor 2020, në zonën e komunës së Parisit. Në kërkim policor është shpallur Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Mbretërinë e Bashkuar. br br Menjëherë pas atentatit mafioz ndaj Billës, policia ka shkuar për të verifikuar familjen Prel Markut në Shkodër, duke i gjetur të gjithë aty përveç të vëllait. Për këtë arsye burimet bëjnë me dije se Viktor Marku është duke u kërkuar për t?u marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen për të verifikuar nëse është autori, porositësi apo nëse ka ndonjë alibi që nuk e lidhin me çfarë ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit. Krahas shpalljes në kërkim policia ka shpërndarë në pikat kufitare gjerenalitetet e Markut nëse do tentojë të largohet jashtë vendit.br br Ashtu si familja Billa e pyetur nga policia mbi konfliktin e vjetër, edhe familja Marku në Shkodër kanë mohuar për policinë vijimin e konfliktit të vitit 2006. Sipas të dy palëve ky konflikt është mbyllur vite më parë, kjo pasi dhe autori ka kryer dënimin e dhënë nga autoritetet.br br Krahas dëshmive policia ka këqyrur dhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, por asnjëra prej tyre nuk ka pikasur autorët. E vetmja kamera që sqaron dinamikën e atentatit është kjo kamera në hyrje të rrugicës. Siç duket dhe nga pamjet, duket vetëm momenti kur makina e viktimës përplaset me makinat e tjera të parkuara në rrugë dhe makina e atentatorëve që largohen të qetë mes rrugicave.br br Një pistë tjetër që policia po heton për zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit është dhe ajo e konflikteve pasi 40-vjeçari është akuzuar për përfshirje në një grup prostitucioni në Belgjikë. Kjo lidhet dhe faktin që i ndjeri 5 ditë para vrasjes është kthyer nga Belgjika.br br Herkuran Billa u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit, ndaj të cilit u shtënë të paktën 30 plumba, 2 prej të cilëve e kanë kapur në kokë dhe në një pjesë të trupit.br br Raportoi gazetari Besar Bajraktaraj, redaktoi për online Endi Mullaj.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2020-06-13

Duration: 01:46

Your Page Title