Ora News - Sekuestrohet rreth gjysmë milioni euro në një kamion në port, erdhi dje nga Bari

Ora News - Sekuestrohet rreth gjysmë milioni euro në një kamion në port, erdhi dje nga Bari

#tvora #rtvoranewsbr Rreth gjysmë milioni euro u sekuestruan në portin e Durrësit në tentativë për tu futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.br br Pesë pako me kartëmonedha eurosh janë konstatuar pas mesditës së të shtunës në kamion me targa TR 2046 U me drejtues shtetasin Andon Thanasi, 56 vjeç, i cili vinte nga porti i Barit në Itali.br br Tentativa e ngjashme me atë të futjes së miliona eurove me ?Toyota Yaris? nga porti i Durrësit në 2018 është zbuluar nga hetimi doganor në bazë të analizës së riskut, ndërsa pas konstatimit të kartëmonedhave është njoftuar policia e shtetit.br br Kjo e fundit ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili mësohet se punonte për llogari të një kompanie që kryen transport ndërkombëtar.br br "Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip ?Renault?, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan" njofton policia.br br Nga ana tjetër mësohet se ngarkesa e kamionit ku u gjetën eurot ishte destinuar për një kompani shqiptare të industrisë fasone që prodhon veshëmbathje.br br Rreth orës 13:00 policia nisi numërimin kartëmonedhave me një pajisje që bën kontrollin e tyre nëse janë të falsifikuara.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 7

Uploaded: 2020-06-13

Duration: 00:40

Your Page Title