Ora News - Dyshimet e tenderave të Eco-Tirana, 7 prokurime pa garë

Ora News - Dyshimet e tenderave të Eco-Tirana, 7 prokurime pa garë

#tvora #rtvoranewsbr Pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Veronën dhe krijimit të kompanisë ?EcoTirana?, Tirana do aplikonte diferencimin e mbetjeve në kosha të veçantë.br br Në fakt duket se përveç ngjyrave të kazanëve, gjithçka tjetër mbeti vetëm në letër.br br Vetëm për shërbimin në atë që u quajt ?zona e kuqe?, brenda unazës së kryeqytetit, Bashkia Tiranë parashikohej t?i jepte për të menaxhuar kompanisë Eco Tirana 2,5 milion euro në vit.br br Sipas të dhënave në APP, 7 prokurimet e para janë zhvilluar me negociim nga Eco Tirana kapin vlerën e 3.5 miliardë lekëve ku qëllimi ishte kryesisht blerje mjete pastrimi, promovim, karburante apo sigurime.br br Në shkurt të vitit 2018, kjo kompani zhvilloi tenderin për blerjen e kazanëve për material të riciklueshëm dhe të pariciklueshëm, por sërish të gjitha mbetjet bashkohen në një vend.br br Për blerjen e 130 kazanëve, ndër to 40 për material të riciklueshme, ky tender kap vlerën e 69 milionë lekëve, të cilin e fitoi Assoplast Albania.br br Aksioneri është një shtetas i huaj, Fausto Simonazzi. Në fakt kjo kompani është krijuar në prill të vitit 2017, por duket se nisjen e ka pasur të mbarë. Open data e ka renditur këtë process me flamur të kuq me shënimin mungesë konkurrencebr br Përmes kësaj nisme Bashkia e Tiranës u hoqi të drejtën shumë personave, të cilët përmes grumbullimit të mbetjeve të caktuara, siguronin të ardhurat për mbijetesë.br br Kjo veprimtari u cilësua nga kryebashkiaku Veliaj si e palejuar madje dhe paralajmëroi për gjoba.br br Megjithatë sërish, diferencimi i mbetjeve mbetet një mision i pamundur dhe madje shpesh rikthehen konfliktet me komunitetin rom, apo persona të tjerë që tentojnë të mbledhin kanaçe apo materiale të tjera të riciklueshme.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-06-14

Duration: 01:49

Your Page Title