Hapet më në fund Bypassi i Fierit, zhbllokohet qarkullimi për shoferët - News, Lajme - Vizion Plus

Hapet më në fund Bypassi i Fierit, zhbllokohet qarkullimi për shoferët - News, Lajme - Vizion Plus

Më në fund pas një zvarritje prej një dekade, nga kjo e hënë është tërësisht i hapur për qarkullim Bypassi i Fierit.Pandemia solli një pezullim të punimeve në këtë vepër publike, duke bërë që ato të shtyhen në kohë, por lajmi i mirë është se gjatë këtij sezoni verorë shoferët nuk do të hasin më radhë kilometrike përgjatë rrugës së Fierit.Bypassi ka një gjatësi prej 22 km ndërsa shpejtësia e lejuar është 120 kmorë. Por bëni kujdes kur të qarkulloni në këtë aks, pasi rruga do të jetë e monitoruar me radarë.Ministrja Belinda Balluku njoftoi se brenda muajit do të hapet edhe gara për projektimin dhe ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndërsa vepra e dytë për të cilën do të hapet gara është edhe rruga Milot-Fier.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2020-06-15

Duration: 01:45