Percahet opozita parlamentare | Lajme - News

Percahet opozita parlamentare | Lajme - News

7 deputetë në parlament tërhoqën firmat për ndryshime kushtetuese dhe pranuan se nuk e kishin kuptuar se çfarë firmosnin. Pas një takimi të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit ata dolën me propozime të tjera, sërish kundër marrëveshjes Rama-Basha për Reformën Zgjedhore.br br ?Mos ketë koalicione parazgjedhore, kjo është shumë e rëndë, sepse ne jemi këtu për të përfaqësuar edhe ato parti jashtë parlamentit, edhe PD-në që nuk është këtu, sepse ne kemi dalë nga ajo listë dhe nuk e lejojmë të ndalohet të mos bëjnë koalicione?, tha Zef Shtjefni, kryetar i Partisë ?Ora e Shqipërisë?br br ?Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga buxheti i shtetit dhe depolitizimin?, tha Adriatik Alimadhi.br br ?Lista të hapura, votën e emigrantëve, proporcional i pastër kombëtar, numërim elektronik?, tha Kostaq Papa.br br Kërkesat e këtyre deputetëve e shtojnë më shumë amullinë e votimit të draftit final që del nga marrëveshja Rama-Basha, megjithëse ende është herët për të thënë nëse e rrezikon numrin e nevojshëm për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që janë 84 vota.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-06-15

Duration: 01:20

Your Page Title