Grabitet pika postare ne Tirane | Lajme - News

Grabitet pika postare ne Tirane | Lajme - News

Një zyrë e shërbimit postar privat është grabitur me armë mbrëmjen e kësaj të marte në kryeqytet.br br Mësohet se dy persona kanë hyrë të armatosur në zyrat e kësaj poste private të lokalizuar në zonën e ish-Shqiponjës, dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash.br br Më pas autorët u larguan me shpejtësi me motor. Nga dëshmia paraprake e punonjësve është bërë me dije se autorët grabitën paratë që ndodheshin mbi banak. Në ndjekje të grabitësve janë vendosur forcat policore.br br Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve. Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme. tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-06-16

Duration: 01:00

Your Page Title