Akuzat ndaj Pacollit dhe ish Presidentit rus Jelcin (12 Qershor 2000)

Akuzat ndaj Pacollit dhe ish Presidentit rus Jelcin (12 Qershor 2000)

Dy vajzat e ish Presidentit rus Jelcin janë përfshirë në një aferë korrupsioni që ka në qendër shqiptarin Behgjet Pacollin dhe firmën e tij "Mabetex". E përjavshmja amerikane "News Week" bëri të ditur se Zvicra e ka bërë gati padinë për dy vajzat e Jelcin. Ato figurojnë në listën e 14 personave që janë përfshirë në skandalin Pacolli. br Bosi shqiptar Pacolli është akuzuar se ka paguar miliona dollarë ryshfet për të fituar tenderin për rikonstruskionin e Kremlinit. Pak ditë më parë prokurorët zvicerianë ngritën një tjetër padi ndaj Behgjet Pacollit dhe hapje hetimesh për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.


User: RTV KLAN

Views: 18

Uploaded: 2020-06-16

Duration: 00:53

Your Page Title