Pamje e frikshme nga protesta e Shoqatës së transportit! Ngjitur me njëri- tjetrin pa masa mbrojtëse

Pamje e frikshme nga protesta e Shoqatës së transportit! Ngjitur me njëri- tjetrin pa masa mbrojtëse

TIRANË- Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka sjellë ndërgjegjësimin e qytetarëve.br br Ditën e sotme pamje të frikshme vijnë nga Tiranë, pranë Ministrisë së Financave në protestën e shoqatave të transportit publik. Për shkak të shiut, ato janë grumbulluar në një strehë të një qendre tregtare, ngjitur me njëri- tjetrin, pa masa mbrojtëse e as nuk diskutohet mbajtja e distancimit fizik.Po kërkojmë bukën e kalamajvë, asgjë tjetër". Çfarë mund të bëhet me 100 mijë lekë"br br "Do dalin më protestë çdo ditë. U hap avioni full opsion, por ne?", shprehen një pjesë e protestuesve.br br Nga ana tjetër Shoqata e Transportit kërkon plotësimin e disa prej kërkesave, në të kundërt nuk rifillojnë aktivitetin e tyre. Ata kërkojnë:br br 1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.br 2- Të ulet TVSH-ja nga 2 në 0 për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6.br 3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.br 4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falasbr 5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.br br Anëtarët e shoqatës së transporti shprehen se është e pamundur që të zbatohet protokollet e sigurisë në autobusë, pasi nëse zbatohen nuk do të mund të hipin më shumë se 45 veta.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-06-17

Duration: 00:50

Your Page Title