Ora News - Mes shiut të rrëmbyeshëm IKMT vijon shembjen e ndërtimeve në Tale të Lezhës

Ora News - Mes shiut të rrëmbyeshëm IKMT vijon shembjen e ndërtimeve në Tale të Lezhës

#tvora #rtvoranewsbr br Nuk e ndal as shiu i rrëmbyeshëm Inspektoriatin Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të vijojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë. Në mbështetje të IKMT-së ka qenë dhe policia e shtetit dhe strukturat e bashkisë Lezhë.br br Pas Shkodrës, fadromat e IKMT zbritën në Lezhë ku nisi aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ndërhyrja u kundërshtua nga kryebashkiaku i Lezhës në një takim me ministrin e Brendshëm, por strukturat e Bashkisë ishin në terren në mbështetje të aksionit.br br Por kur fadromat e IKMT zbarkuan në bregdetin e Talës të mërkurën për të prishur ndërtimet pa leje, strukturat e bashkisë ishin në krah të tyre bashkë me forcat e Policisë së Shtetit.br br Aksionin e kundërshtuan pronarët e ndërtimeve, me argumentin se nuk ishin njoftuar sipas ligjit për ndërhyrjen.br br ?Pse doni të na prishni vendin e punës, unë jam ambulant 3 muaj. Shteti më ka caktuar këtu. Shikoni dokumentet një herë. Pse po më hiqni bukën e kalamajve? br br Nuk munguan as momentet e tensionit dhe përplasjet.br br Selektiviteti ishte një tjetër akuzë, ndërsa disa pretenduan se kishin dokumentacion të rregullt.br br 17 objekte do të shemben në bregdetin e Talës dhe 36 të tjera në Shëngjin.br br Javën që lamë pas IKMT shembi 24 objekte pa leje në bregdetin e Velipojës.br br Edhe atje aksioni u shoqërua me kundërshtime, ndërsa bashkia e Shkodrës ka bërë padi ndaj Inspektoriatit.br br br br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2020-06-17

Duration: 01:24

Your Page Title