Fier/ Shiste kanabis në doza të vogla, arrestohet 41-vjeçari në flagrancë, vihet nën hetim klienti

Fier/ Shiste kanabis në doza të vogla, arrestohet 41-vjeçari në flagrancë, vihet nën hetim klienti

FIER-Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar pasi shiste kanabis në doza të vogla. Atij iu gjetën në banesë 865 gramë kanabis e ndarë në 114 doza të vogla.br br Operacioni antidrogë i koduar "Paketimi" është realizuar në bazë të të dhënave nga banorët, ku u arrestua K. C., banues në Lushnjë. Arrestimi ndodhi në lagjen "Kadri Qystri" në Lushnjë, ku 41-vjeçari do t'i shiste lëndën narkotike të bërë gati në doza, personit me iniciale T. Dh.br br Në lidhje me ngjarjen u vu nën hetim T. Dh., 53 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-06-18

Duration: 00:30